Ramabaja për listën ‘Guxo’: Patericë është ajo more

Ramabaja për listën ‘Guxo’: Patericë është ajo more

Opinionisti që mbështet hapur qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja e ka vlerësuar si “patericë” partinë Guxo, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Reagimi erdhi natyrshëm përderisa debatonin analistët Ilir Mirena dhe Valon Syla.

Përderisa Syla deklaronte që Guxo po kërkon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së ish-ministrit Rifat Latifi, Mirena ka thënë se kjo është normale, duke qenë se kjo parti është shtyllë e qeverisë.

“Po ju takon, se ata janë shtylla e kësaj qeverie, me folë drejt. Pa Listën Guxo, nuk ka qeveri Kurti”, ka deklaruar Mirena.

“Patericë është ajo more…”, ka ndërhyrë Ramabaja.

Pak minuta më vonë, Ramabaja ka bërë një sqarim, duke mos e quajtur më patericë partinë Guxo, por duke thënë se nuk është as shtyllë e qeverisë.

“E çmoj shumë vendosmërinë e Listës Guxo, por ajo nuk është shtyllë, por është pjesë e koalicionit”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: