Ramabaja: Si s’ia kursyen këtë dhimbje familjes Dehari ata që panë duke u rritur Astritin e Arbnorin?

Ramabaja: Si s’ia kursyen këtë dhimbje familjes Dehari ata që panë duke u rritur Astritin e Arbnorin?

Habitet me reagimet bllok të bashkëveprimtarëve të prindërve të Astrit e Arbnor Deharit.

Shkrimi i plotë:

Po më bëjnë përshtypje reagimet pothuajse në bllok, sidomos të atyre bashkëveprimtarëve të vjetër të LPK-së që e kanë pas krah Xhemilen dhe Avniun dhe ju kanë gëzuar rritës së Arbnorit e Astritit në Zvicër, edhe atëherë tek i shihnin ata kudo në demonstrata.
Duket qartë se janë prekur tok deri në trishtim.

Por, gjërat duhet të thuhen troç: kjo që ndodhi me Astritin është vrasje me paramendim.

Këtë dhimbje, këta ish shokë e ish miq, e kishin për deytrë morale, t’ ia kursenin familjes Dehari, duke reaguar si duhet e pranë institucioneve të Republikës, që në ditëtë e para, kur Astriti u arrestua bazuar në një aktakuzë krejtësisht të montuar.

Heshtja e atëhershme – a nuk ishte një lloj dorëzimi?!
Si mund tÇ i besohet Drejtësisë, kur në krye të saj janë marionetat e dyfishta: të neotitistëve dhe të klanit Pronto?!

Se në Institucionitn e Drejtësisë dhe Policisë vazhdon të jetë “këmbëkryq” UDB-ja, e kam pas theksuar publikisht në një konferencë për media pasi kisha vënë re se si segmente të saj, donin t’ i zhbënin para syve të mi tre djemë tjerë të tri familjeve emblematike të Kosovës, më 1 shtator, kur qesh ballafaquar vetë me atë lukuni.
Sidoqoftë, në piramidën drejtuese të institucioneve të Drejtësisë ka edhe nga ata që erdhën aty me direktiva të atyre që dikur kishin perjetuar dhunën e UDB-së, por edhe ish luftetarë të lirisë dhe udhëheqes të luftës, që tok, ka kohë e kanë instaluar mjetin e dhunës kundër kundërshtarëve politik, kundër rinisë shqiptare që ideal ka lirinë dhe demokracinë. Aty u ngritën edhe me mbështetjen tuaj!

Shprehja e dhimbjes ndaj Familjes Dehari dhe ndarja e saj me Ta, tashti është akt Njerëzor, por reflektimi politik në formë pendese që “kontribuat” në ngritjen e lukunisë kriminale në krye të Republikës, do të ishte akt më njerëzor.

sd

Shpërndaje në: