Ramadani e dha premtimin për “Miss Gjyshen” edhe para Kurtit: E preu një tortë

Ramadani e dha premtimin për “Miss Gjyshen” edhe para Kurtit: E preu një tortë

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ndër premtimet e tjera që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, ka folur edhe për zotimin e tij për organizimin e festivalit “Miss Gjyshja”.

Një organizim i tillë, i padëgjuar më parë nga kandidatët për kryetar komunash, është përmendur edhe në prani të kryeministrit dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, në Ferizaj.

Gjatë fjalës së tij, Valon Ramadani në prani të Kurtit ka thënë se nipat dhe mbesat do të kenë mundësi të vijnë në një festival të tillë dhe të duartrokasin për gjyshet e tyre.

“Krejt ato nipa dhe mbesa kanë me ardhë në atë festival dhe kanë me duartrokit kur t’ju zgjedhet ‘Miss Gjyshja 1, 2 dhe 3’”, ka thënë Ramadani.

Në anën tjetër, për tubimin e organizuar në Ferizaj është gjobitur nga inspektorët Lëvizja Vetëvendosje dhe lokali ku u organizua tubimi për mos-respektim të masave anti-COVID.

Shpërndaje në: