Ramadani: Kryeministri i del krah ShBA’së për Iranin ndërkohë tregohet kryeneç ndaj kërkesës së Trump për pezullimin e taksës   

Ramadani: Kryeministri i del krah ShBA’së për Iranin ndërkohë tregohet kryeneç ndaj kërkesës së Trump për pezullimin e taksës   

Hulumtuesi dhe analisti Shkodran Ramadani, thotë se kryeministri Haradinaj ofroi përkrahjen për SHBA’në në raport me Iranin, ndërkohë që thotë se vetë kryeministri ka refuzuar të zbatojë rekomandimet e presidentit amerikan për pezullim të taksës.

“Sherri i qendrimeve kryeneçe te tij, ShBA-te nuk po mund te zhvillojne partneritet me Kosoven ne nje situate tejet delikate per gjithe rajonin. Per shkak te ngurtesise se tij ShBA-te po mbeten jashte dialogut”, shkruan Ramadani.

Ky është shkrim i tij i plotë, publikuar në llogarinë e tij në Facebook:

Kryeministri i Kosoves po perkrahe politikat e ShBA-ve ne Gjirin Persik. Sa per informate, ShBA-te nuk kane nevoje per nje ndihme te tille. Sidomos jo prej Kosoves.

Ato kane ushtrine me te forte ne bote dhe teknologjine me te zhvilluar te armeve. Kryeministri nuk po tregohet i sinqerte kur thote se i ndihmon ShBA-te kudo dhe kurdohere.

Mu aty ku iu eshte nevojitur bashkepunim ShBA-ve, ai disa here ka refuzuar te zbatoje rekomandimet e Presidentit te ShBA-ve dhe nje vargu zyrtaresh amerikane per pezullim te takses.

Kryeministri duhet te mbeshtete ShBA-te aty ku mundet: ne vendin e tij. Ai mund t’i ndihmoje ShBA-te vetem duke bashkepunuar me to ne rastin e Kosoves dhe ne perafrimin e qendrimeve te tij me ShBA-te ne ceshtjen e dialogut.

Sherri i qendrimeve kryeneçe te tij, ShBA-te nuk po mund te zhvillojne partneritet me Kosoven ne nje situate tejet delikate per gjithe rajonin. Per shkak te ngurtesise se tij ShBA-te po mbeten jashte dialogut.

Kryeminister, lere Iranin e merru me Kosoven!

Shpërndaje në: