Ramadani pas vrasjes në Ferizaj: Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëror, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Ramadani pas vrasjes në Ferizaj: Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëror, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vrasjen e gruas në Ferizaj, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se në vend të reagimeve emocionale të liderëve shtetërorë që dënojnë rastet e vrasjeve veç e veç, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

“Numri i vrasjeve në rritje, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës! Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëtor që dënojnë secilin rast të vrasjeve veç e veç, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës me një pikë të rendit të ditës…”, ka shkruar ai./ Periskopi

Postimi i plotë:

Numri i vrasjeve në rritje, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës!

Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëtor që dënojnë secilin rast të vrasjeve veç e veç, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës me një pikë të rendit të ditës:

• Siguria Publike dhe trendi i vrasjeve në Kosovë: plani strategjik i rishikuar për Policinë!

Aty, sipas nenit 2.5 të Ligjit për KSK, Ministri i Punëve të Brendshme të paraqes rishikimin e politikave dhe planeve strategjike për Policinë e Kosovës, me theks në objektivin e parandalimit të vrasjeve dhe minimizimit të këtij tmerri!

Deri kur të mësohemi të punojmë në mënyrë të strukturuar dhe strategjike, këto reagimet në facebook janë të pavlefshme objektivisht!

Shpërndaje në: