Ramadani thekson dy gënjeshtrat që Vetëvendosje po tenton t’ia ngulë në mendje qytetarëve

Ramadani thekson dy gënjeshtrat që Vetëvendosje po tenton t’ia ngulë në mendje qytetarëve

Analisti Shkodran Ramadani ka theksuar dy gënjeshtra që sipas tij, Vetëvendosje po përpjeket t’ua ngulë në mendje qytetarëve.

Këto dy situata lidhen me grevën dhe ‘luftën’ Kurti-Jasharaj.

 

Ja postimi i plotë:

Me nje propagande te vrazhde e te eger, Vetevendosje eshte perpjekur qe t’i ngule dy genjeshtra ne mendjet e njerezve.

Genjeshtra e pare eshte kjo:

Perpjekja per ta paraqitur situaten sikur ne nje ane ekzistojne mesimdhenesit qe duan te filloje mesimi, dhe ne anen tjeter ekziston Rrahman Jasharaj dhe sindikata qe me kerkesa absurde per 100 Euro po e pengojne fillimin e mesimit. Perceptimi qe kjo parti synon te krijoje eshte se “SBASHK-u nuk perfaqeson mesimdhenesit, por partite opozitare”. E degjuam edhe sot nje deputet te Vetevendosjes qe çirrej teksa greven e trajtonte si situate ku “Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u kane marre peng femijet per 50 euro”, e jo si pakenaqesi dhe revolte te mesimdhenesve me pagat aktuale. Po te ishte kjo e vertete, nuk do te ishin 99.99% e mesimdhenesve ne greve. Perjashto 10 shkolla, te gjitha shkollat tjera te Kosoves (1048) jane duke mbajtur greven. Rrjedhimisht, SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj perfaqesojne vetem mesimdhenesit dhe kerkesat e tyre tashme te perseritura shpesh permes greves. Aske dhe asgje tjeter.

Genjeshtra e dyte eshte kjo:

Perpjekja per ta paraqitur situaten sikur prinderit e nxenesve mbajne krahun e qeverise dhe po kerkojne me cdo kusht te ndalet greva pa u realizuar kerkesat e grevisteve. E verteta eshte qe pervec militanteve dhe mbeshtetesve te VV-se (tash rreth 37% e qytetareve), gati te gjithe tjeret jane ne anen e grevisteve, ose se paku kerkojne me shume dialog mes qeverise dhe SBASHK-ut per te gjetur zgjidhje.

Kjo propagande ka pasur deri diku sukses, por ne fund te dites eshte vec propagande sepse realiteti eshte krejt tjeter. Nuk jane mesimdhenesit ata qe jane te izoluar nga mbeshtetja qytetare, por eshte qeveria dhe mbeshtetesit e saj ata qe kane mbetur te vetmuar ne kete beteje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: