Ramën e pret Papa Francesco – Shkëmbejnë dhuratat e veçanta

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama është pritur zyrtarisht nga Papa Francesco gjatë vizitës së tij në Vatikan me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve.

Rama ka qenë gjithashtu i shoqëruar nga zonja e tij, Linda dhe djali, Zaho.

Në shkëmbimet e para të fjalëve, Rama i ka dhuruar Atit të Shenjtë disa dhurata simbolike, ku përfshiheshin disa ikona, dorëshkrime të At Gjergj Fishtës si edhe një letër e këtij të fundit.

Vetë Papa Francesco, i ka dhuruar kryeministrit medaljen e Vatikanit.

Ndërsa, një bisedë mes të dyve, është zhvilluar, por detaje mbi diskutimet ende nuk janë bërë publike.