Ramiz Kelmendit i dështon formati i negociatave, injorohet nga gjithë spektri politik

Ramiz Kelmendit i dështon formati i negociatave, injorohet nga gjithë spektri politik

Importuesi më i madh i mallrave të Serbisë në Kosovë, Ramiz Kelmendi, ka provuar të zgjidhë çështjen më të madhe që aktualisht ka Kosova: demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithëse në një vilë super luksoze në Rugovë, formati i negociatave të Kelmendit, duket se nuk ka tërhequr asnjë politikan në Kosovë.

Por nga Rugova, Kelmendi i është drejtuar popullit me një mesazh, duke thënë se ai ‘përkrah emocionin e vendasve të tij dhe nuk mund të dalë kundër atij emocioni’.

‘Prandaj çdo gjë kisha me ndryshue, nëse ajo do të ishte në interes të shtetit tim”, ka thënë Kelmendi.

Në mesazhin e tij nga Rugova, Kelmendi i ka bërë thirrje popullit të Kosovës, të mos i prishë ‘marrëdhëniet ndër-njerëzore”.

“Mos të kalojë në prishjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore, ndër partiake sic ndodh zakonisht. Unë meqenëse kam folë për këtë ceshtje, mbetem në qëndrimin e votës time ashtu qysh e kam deklaru për arsye se jam pjesë dhe jetoj në një vend ku 99% të qytetarëve janë të emocionuar për këtë çështje dhe kjo m’ka ba obligiues që të jem krah emocionit të tyre”, ka thënë Kelmendi.

Shpërndaje në: