Ramiz Lladrovci paguan fushatë elektorale në portale edhe sot (Foto)
Periskopi ka vërejtur dje, e madje edhe sot banerin e Lladrovcit në disa prej portaleve.
Dihet se thyerja e heshtjes zgjedhore përbën drejtpërdrejt shkelje ligjore – dhe në këtë situaë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të ndërmarrë masa ndëshimi duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi.
Ndërkohë, procesin zgjedhor në Drenas e kanë përshkuar disa skandale brenda dy orëve pas hapjes së vendvotimeve. Janë fotografuar fletëvotimet, ka pasur acarime në një qendër vendvotimi për vendosjen e një vëzhguese, si dhe DnV ka thënë se 10 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë. /Periskopi/




