Ramiz Lladrovci: S’kam kohë për pushime, kam me mbrojtë Doktoraturën

Ramiz Lladrovci: S’kam kohë për pushime, kam me mbrojtë Doktoraturën

Ramiz Lladrovci tha e sivjet nuk do të shkojë fare në pushime.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci foli për evenimentin “Muaji i Mërgatës”, ku që nga 15 korriku i këtij viti çdo mbrëmje në Drenas mbahet pa pagesë me emra të njohur të estradës.

Lladrovci foli edhe për planet e tij private për rtv21 ku tha e sivjet nuk do të shkojë fare në pushim.

Ai tha se nuk ka kohë pasi që tani janë dëgjimet publike për buxhetin e komunës dhe po ashtu fushata zgjedhore.

Por, Lladrovci tregoi se është edhe në përgatitje të Doktoraturës e edhe kjo gjë po e privon atë nga pushimet.

Shpërndaje në: