Ramos dhe tatuazhet e tij të ‘çmendura’ – ky është tatuazhi i fundit i tij që mori vëmendjen

Ramos dhe tatuazhet e tij të ‘çmendura’ – ky është tatuazhi i fundit i tij që mori vëmendjen

Sergio Ramos kishte vetëm një pjesë të trupit të tij të mbetur pa tatuazhe…, por jo më. Kapiteni i Real Madridit ka përjetësuar tashmë edhe emrin e djalit të porsalindur (Adriano) në gjoks, gjithashtu një Krisht, sytë e të cilit janë dy R.

Kësisoji, me këto tatuazhe tatuazhe të reja, qendërmbrojtësi spanjoll rreshton gati pesëdhjetë ilustrime në lëkurën e tij. Shumë prej tyre janë emocionalë, të tjerët pak më ekstravagantë, por e vërteta është se të gjitha tatuazhet e tij pasqyrojnë një moment që e ka shënjuar Ramos në jetën e tij.

Në ijë ka një tatuazh të frymëzuar nga një vepër e Banksy, një artist me famë botërore. Në një nga tatuazhet e fundit, Sergio shkruajti në gjoksin e tij titullin e kujtimeve të Nerudës. Vite më parë, kapiteni i “Los Blancos” dëshironte që një pikturë e Salvador Dalí të mbetej gjithmonë në lëkurën e tij.

Të famshëm janë numrat që i bëri tatuazh në gishtat e njërës prej duarve të tij. Sipas fjalëve të Ramos, ato janë “numra që kanë shënjuar jetën time në ngjyrën më të pastër”. Ato janë numri i ndeshjeve të tij të para me Sevilla 35 dhe 32, numri i ndeshjes së të tij të parë me kombëtaren spanjolle.

Ai shton +90 në gishtin e katërt, minutën në të cilën shënoi në finalen e Champions-it kundër Atlético Madrid. Ramos, gjithashtu, ka tatuazhe në trupin e tij si kujtesë dhe homazh për viktimat, siç janë ato të sulmit 9/11 në New York, ose 11-M në Madrid. Sergio është një i varur nga gjilpëra që pikturon në lëkurë dhe gjithmonë i ka besuar artistit të tatuazheve Rodrigo Gálvez, i cili, gjithashtu, “qëndis” trupin e sportistëve të tjerë si Jesé, James Rodríguez apo vëllezërit Hernángómez.

Shpërndaje në: