Ramosaj: Në mandatin e ardhshëm, prioritet kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik

Ramosaj: Në mandatin e ardhshëm, prioritet kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ndër prioritet e qeverisjes së ardhshme do të jetë zhvillimi ekonomik.

Ramosaj ka vizituar disa nga bizneset më të mëdha tregtare, si; Tropikal, VivaFresh, Interex, BananaMarket, Liridoni, JaffaExpresStore.

Postimi i plotë:

Zhvillimi ekonomik është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes në katër vitet ardhshme, ashtu sikurse ishte edhe në vitet që lamë pasë, me gjitha kapacitetet dhe mundësitë që ka komuna dhe unë si kryetar!

Vizitova disa nga bizneset më të mëdha tregtare, si; Tropikal, VivaFresh, Interex, BananaMarket, Liridoni, JaffaExpresStore!

Takova stafin menaxherial dhe punëtorët e respektuar!Ju shpreha respektin dhe mbështetjen time, me bindjen e plotë, se në ditët e sotme, bizneset qe krijojnë vende pune, janë heronjtë e kohës moderne!

#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121

Shpërndaje në: