Ramosaj për Manastirin e Deçanit: Le të merret prokuroria

Periskopi.com Lajme

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e dy vendimeve, përfshirë atë të vitit 2016 në rastin e regjistrimit të tokës së Manastirit të Deçanit.

Lidhur me këtë rast, Klan Kosova ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Nuk kemi ndonjë koment, meqenëse është njoftuar prokuroria, atëherë ajo le të merret me hetimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur nëse punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë filluar, ai tha se që nga dita e enjte kanë nisur përgatitjet për punimet në atë rrugë.

Shpërndaje në: