Ramosaj: Të kapet sa më parë autori i sulmit në Gllogjan

Ramosaj: Të kapet sa më parë autori i sulmit në Gllogjan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka kërkuar që sa më shpejt të kapet autori i sulmit ndaj autobusit që po barte nxënës. Sipas Ramosajt, tre persona, dy prej të cilëve nxënës humbën jetën.

Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës”, shkroi Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne’.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!’, theksoi Ramosaj.

Shpërndaje në: