Ramsey i pëlqyer nga Klopp – Juve shpreson në ofertën e Liverpool

Ramsey i pëlqyer nga Klopp – Juve shpreson në ofertën e Liverpool

Juventus po shpreson se Liverpool mund t’ia heq nga dera Aaron Ramseyn.

Aaron Ramsey kalonte nga Arsenal te Juventus, por në Torino nuk gjeti dot formën e tij më të mirë të mundshme.

Tani, uellsiani nuk është shumë i përdorshëm nga ‘Zonja e Vjetër’, por akoma mund të sigurojë një lëvizje interesante drejt Liverpool.

Sipas Liverpool Echo, Klopp e pëlqen shumë lojtarin dhe çdo mundësi për ofertë drejt tij është e hapur, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, te Juventus janë të lumtur nëse pranojnë një ofertë për kartonin e Ramsey, pasi e vetmja gjë që bën ai atje është marrja e një page./ Periskopi/

Shpërndaje në: