Ramush Haradinaj: Nëse nuk na ç’bllokojnë aleatët, duhet bashkimi me Shqipërinë

Ramush Haradinaj: Nëse nuk na ç’bllokojnë aleatët, duhet bashkimi me Shqipërinë

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj ka treguar se në çfarë rasti duhet patjetër të ndodh bashkimi kombëtar me Shqipërinë, transmeton Periskopi.

‘’ Nëse na mbajnë gjatë bllokuar, unë jam i bindur që do të ndodh unioni me Shqipërinë. Kundërvlera jonë është referendumi. Nuk është opcioni i parë, por nëse nuk mund të na ç’bllokojnë aleatët tanë, duhet bashkimi’’, ka thënë Haradinaj në një debat.

‘’Ne ia ofrojmë një fqinjt të mirë Serbisë, nëse i pëlqen. Nëse disa mendojnë se duke na mbajtë në status kohë duke i dhënë dicka, atëherë ne e kuptojmë atë të tyren. Nëse fillojmë me i jep Serbisë, ajo kurrë s’ka me u pajtu, s’ka me  u ndal, s’ka me u ngi”.

Haradinaj ka treguar për sakrificat e tij në interes të Kosovës.

‘’Unë jam ba edhe kumbarë me çu vendin dy here në zgjedhje. AAK edhe unë synojmë në përgjegjësi me i mbrojtë interest e Kosovës ashtu siç besojmë ne’’, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj, ka shpalosur arsyet se përse pikërisht ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës./PERISKOPI/

Shpërndaje në: