Ramush Haradinaj promovon videon emocionuese: Gjithmonë me ty Kosovë! (VIDEO)

Ramush Haradinaj promovon videon emocionuese: Gjithmonë me ty Kosovë! (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka promovuar një video rreth Kombëtares së Kosovës një ditë para ndeshjeve të ‘Dardanëve’.

Haradinaj dje vizitoi ekipin të hënën dhe veshi fanellën e verdhë të Kosovës, duke i mbështetur djelmoshat e Bernard Challandes.

”Bashkë po e bëni historinë”, thuhet në fundin e videos e cila është tejet motivuese, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se Kosova nesër ndeshet me Danimarkën me fillim nga ora 19:00, ndërsa pas katër dite luajnë ndeshjen e parë për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Bullgarisë.

Të dyja ndeshjet luhen në ‘Fadil Vokrri’. /Periskopi/

Shpërndaje në: