Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti është skandali vetë

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti është skandali vetë

Publicisti kosovar, Veton Surroi, ditë më parë kishte deklaruar se tani Kosova është duke u qeverisur nga një qeveri që nuk prodhon skandale. Për këtë deklarim ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ku ka thënë se Qeveria Kurti është vetë skandali.

Sipas Haradinajt nuk ka skandal më të madh se kjo qeveri. Ai ka thënë se ata që ia rrahin krahun Albinit e i thotë që nuk po bën skandale duhet e gjithë VV-ja të ngritet në këmbë e të i thotë që skandal është, shkruan Periskopi.

“Veton kjo qeveri është skandal vetë. Ne jemi në krizë të fukarallakut në Kosovë, po rriten cmimet. Një qeveri që nuk e merr shancën me votu për ligjin e pagave në këtë situatë kur kreit shigjetat janë të drejtuara kah njerëz që jetojnë me paga negative, kjo është skandal. Je tu e shkatërru kreit sistemin publik. Nuk ka skandal më të madh. Unë po foli ai njeri që ia rreh krahun Albinit e i thotë se nuk po bën skandale duhet me u qu kreit VV-ja me i thanë që o skandal është që fakti që nuk je tu e bo ligjin e pagave”./Periskopi.com

Shpërndaje në: