Ramush Haradinaj uron Vitin e Ri 2022

Ramush Haradinaj uron Vitin e Ri 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2022.

“Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme”.

Tutje Haradinaj tha se do pëpiqet të forcojnë miqësinë me ShBA-të dhe të vazhdojnë rrugën për anëtarësim në NATO”.

“Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre. Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë”, u shpreh deputeti.

“Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja”, përfundoi Haradinaj.

Shpërndaje në: