Rangnick, njeriu që shpiku metodën ‘Gegenpressing’ dhe për të cilin Klopp tha se është ‘trajneri më i mirë gjerman

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka arritur marrëveshje me ‘trajnerin më të mirë gjerman’ – sipas trajnerit të Liverpoolit dhe mikut Jurgen Klopp.

Një marrëveshje gjashtë-mujore është arritur me Rangnickun, 63-vjeçar, subjekt i bisedimeve mes Unitedit dhe klubit të tij aktual Lokomotiva e Moskës, transmeton Periskopi.

Reputacioni e përndjekë – Klopp e përshkroi Rangnickun si ‘një prej më të mirëve, nëse jo më i miri trajner gjerman’.

I njohur si ‘kumbara i menaxhmentit modern,’ Rangnick ishte një prej shpikësve të ‘Gegenpressing’ – një stil i lojës ku skuadrat menjëherë bëjnë presion mbi kundërshtarin pasi humbin topin.

I njohur me nofkën ‘Profesori’, ai inspiroi një gjeneratë të tërë të trajnerëve gjermanë si Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel.

Rangnick është një prej vizionarëve të vërtetë të futbollit.

Influenca e tij është ndjerë në futbollin modern, me shumë skuadra që kanë adaptuar filozofinë dhe stilin e tij të lojës me sukses madhështor.

Klopp, duke përdorur stilin e tij, ka fituar Premier Leaguen dhe Champions Leaguen me Liverpoolin.

Një admirues tjetër, Thomas Tuchel ka udhëhequr Chelsean drejt lavdisë në Evropë brenda një periudhe të shkurtër në Londër, duke përdorur metodat e tij. /Periskopi.com/