Rangnick shkoi në qendrën stërvitore të Man Unitedit, harroi se ia kishte dhënë ditë pushimi skuadrës

Periskopi.com Sporti

Nuk ka qenë start i lehtë i jetës së Ralf Rangnick te Manchester Unitedi.

Trajneri i përkohshëm ka qenë në drejtim të skuadrës për shtatë ndeshje, duke fituar katër prej tyre, dy barazime dhe një humbje.

Por ndoshta janë paraqitjet dhe zërat që po dalin nga klubi, ato që janë më shqetësuese, transmeton Periskopi.

Në javët e fundit, ka pasur shumë raporte të nervozizmave në mesin e futbollistëve.

Në fillim të janarit, ‘Mirror’ raportoi se Rangnick po e ka të vështirë ta bashkojë zhveshtoren e Unitedit, pasi shumica e lojtarëve janë lodhur nga situata në klub. I njëjti raporto potencoi se 11 futbollistë kërkuan largimin.

Ditë më vonë, u tha se Cristiano Ronaldo poe e ‘konsideron të ardhmen’ në klub, derisa po pret ta kuptojë kë do ta emërojë United trajner të përhershëm.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Rangnick ka filluar tash të shfaqet në stërvitje, duke harruar se është ditë pushimi për skuadrën.

Ku ishte njësia e testimit të Covid që është gjithmonë në parkingun e makinave për të kontrolluar të gjithë përpara se të hyjnë në kompleks?

Pasi thirri klubin duke pyetur se ku ishin testuesit, Rangnick iu kujtua se ai në fakt u kishte dhënë lojtarëve ditën e pushimit.

“Ai thirri brenda nga makina e tij për të pyetur se ku ishin testuesit dhe iu kujtua që lojtarët ishin larguar. Më pas ai u largua,” tha një i brendshëm i klubit për Daily Mail. “Ishte biseda për terrenin stërvitor. Të gjithë lojtarët po bënin shaka për këtë.” /Periskopi.com/