Raphinha shumë afër transferimit te Arsenali

Raphinha shumë afër transferimit te Arsenali

Raphinha është afër që të nënshkruajë me Arsenalin.

Mikel Arteta dëshiron që të përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa sulmuesi brazilian është një nga prioritet e klubit.

“Goal” ka raportuar sot se Raphina është shumë afër që t’i bashkohet klubit nga Londra. Lojtari thuhet se shpreson që të mbyllë marrëveshjen këtë javë.

Duke u bazuar në burimet e tyre, “Goal” gjithashtu raportoi se Leeds United nuk di asgjë rreth Barcelonës, klub i cili raportohej se ishte i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Klubi katalunas thuhet se nuk e përballon financiarisht transferimin e 25-vjeçarit. Kjo situatë është shfrytëzuar nga Arsenali dhe klubi nga Londra pritet që të finalizojë marrëveshjen këtë javë. Edhe ish-futbollisti i Rennes thuhet se nuk dëshiron që të presë më shumë.

Më herët është raportuar se Leeds United kërkon 50 milionë euro për shitjen e Raphinas, çmim i cili pritet të paguhet tashmë nga “Topçinjtë”.

Shpërndaje në: