Raportet e ftohta mes Obamës e Putinit shfaqen në këtë foto
Fotografët kanë arritur të fotografojnë ‘përshëndetjen’ e tyre të ftohtë, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Obama i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të ndërmarr masa për të ndalur dhunën në Siri, ku viktimë janë popullata civile.
Presidenti i SHBA-ve në largim, këtë ketë çështje e diskutoi me Putinin në Samitin e Limas, gjatë një bisede katër-minutshe.
Ai kërkoi nga ai rus që të bëjë përpjekje të menjëhershme që të kufizojë dhunën në Siri, ndërsa theksoi e SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin sovranitetin e Ukrainës.
Ky është takimi i parë i Presidentit Obama me atë rus, pas fitores së Donald Trump.
SHBA-të vazhdojnë ta akuzojnë Rusinë se po kryen sulme të vazhdueshme ndaj popullatës civile në Siri, nën deklarimin e saj, për kinse luftë kundër ISIS-it dhe luftëtarëve opozitar në Siri.




