Raporti 24 orësh: Tetë të vdekur për një ditë nga Covidi

Raporti 24 orësh: Tetë të vdekur për një ditë nga Covidi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e pandemisë për 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri i të vdekurve pas infektimit me koronavirus është tetë (8).

Kjo shënon një rritje në krahasim me numrin e të vdekurve nga ditët e kaluara, përcjell Periskopi.

Numri i qytetarëve të infektuar është 68 ndërsa i të shëruarve është 323

Raporti i plotë: 

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.342.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Shpërndaje në: