Raporti: Ajri i ndotur po shkurton jetën e miliarda njerëzve

Raporti: Ajri i ndotur po shkurton jetën e miliarda njerëzve

Ajri i ndotur po u shkurton jetën miliarda njerëzve deri në gjashtë vjet, sipas një raporti të ri, duke e bërë vrasës më të madh se duhanpirjen, aksidentet me vetura apo Hiv/Aidsin.

Djegia e thëngjillit është fajtori kryesor, sipas hulumtuesve, dhe India është e prekur më së keqti.

Kina përkundër masave të marra që kanë reduktuar ajrin e ndotur vazhdon po ashtu të ketë probleme, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Djegia e karburanteve të papërpunuara po shkakton ajër të ndotur dhe krizë klimatike, por kombet kanë pushtet më të madh që të ulin ajrin e ndotur brenda kufijve të tyre. Kriza klimatike po e bën edhe më problem ndotjen e ajrit përmes zjarreve pyjore, kanë thënë shkencëtarët.

“Ajri i ndotur është kërcënimi më i madh i jashtëm për shëndetin e njeriut në planet,” tha profesori Michael Greenston nga Universiteti i Chicagos.

Mesatarisht, një qytetar do t’i humb nga 2.2 vjet jetë me nivelet aktuale të ajrit të ndotur nëse asgjë nuk ndryshon. Kjo nënkupton se do të humben 17 miliardë vite jetë./Periskopi

Shpërndaje në: