Raporti ditor i pandemisë: Thyhet rekordi i ri i vdekjeve në Kosovë, 2295 raste tjera

Raporti ditor i pandemisë: Thyhet rekordi i ri i vdekjeve në Kosovë, 2295 raste tjera

Është publikuar edhe raporti i fundit i pandemisë me shifra tjera alarmante.

Numri i rasteve pozitive është 2 mijë e 295, ndërsa ai i të shëruarve ishte 1 mijë e 183.

Për 24 orë, numri i të vdekurve ka shkuar në 18 sosh, përcjell Periskopi.

Këta numra bëjnë që numri i rasteve aktive të shkojë në 24 mijë e 939. /Periskopi

26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

Shpërndaje në: