Raporti i Covidit: 6 të vdekur, vetëm 48 raste të reja

Raporti i Covidit: 6 të vdekur, vetëm 48 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të pandemisë në vend.

Për një ditë ka pasur vetëm 48 raste pozitive me Covid-19.

Numri i të vdekurve është vetëm 6, përcjell Periskopi.

Numri i rasteve aktive për një ditë është 8903, çka rrit shpresën për një përmirësim të mëtejmë pas eskalimit total të deritashëm.

Të dhënat:

20 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

Shpërndaje në: