Raporti i fundit i IKSHPK’së: 18 raste me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18  raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.

Në total numri i rasteve aktive është 510.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!