Raporti i Pandemisë: 12 të vdekur, 410 tjerë të infektuar

Raporti i Pandemisë: 12 të vdekur, 410 tjerë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë [MSh] ka publikuar të dhënat e fundit nga raporti 24 orësh i pandemisë Covid-19.

410 persona tjerë janë infektuar me virusin Covid-19 derisa edhe mbi 1700 janë shëruar.

Numri i personave të vdekur për ditën e djeshme ishte 12, përcjell Periskopi.

Kjo bën që numri i rasteve aktive të jetë 14 mijë e 501.

Statusi i plotë:

15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Shpërndaje në: