Raporti i pandemisë: 14 të vdekur, mbesin fiks 17 mijë raste aktive me Covid

Raporti i pandemisë: 14 të vdekur, mbesin fiks 17 mijë raste aktive me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të pandemisë.

Në 24 orët e fundit, sipas MSh-së, vdekjen e kanë gjetur 14 qytetarë pas infektimit me Covid-19.

Vetëm 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, numri i të shëruarve ka shkuar në 879 sosh.

Raporti i plotë:

13 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

Shpërndaje në: