Raporti i pandemisë: 152 raste të reja infektimesh për 24 orët e fundit

Raporti i pandemisë: 152 raste të reja infektimesh për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të pandemisë.

Dhe… ajo që pritej ndodhi!

Numri i rasteve të fundit të pandemisë është rritur edhe më shumë, duke shkuar në 152, përcjell Periskopi.

Në tri ditët e fundit, numri i plotë i rasteve ishte 267 sosh.

Të dhënat:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 872.

Shpërndaje në: