Raporti i pandemisë: 17 qytetarë infektohen me Covid, 1349 doza vaksine jepen

Raporti i pandemisë: 17 qytetarë infektohen me Covid, 1349 doza vaksine jepen

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit nga raporti i pandemisë.

Për 24 orë janë infektuar 17 qytetarë, derisa pesë kanë gjetur shërim.

Vetëm 1349 doza vaksine kundër Covidit janë dhënë në 24 orët e fundit, raporton Periskopi.

Për fat të mirë, asnjë i vdekur nuk është raportuar.

Statusi i plotë:

26 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 335.

Shpërndaje në: