Raporti i pandemisë: 23 raste të reja, 591 të shëruar, tre të vdekur

Raporti i pandemisë: 23 raste të reja, 591 të shëruar, tre të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19.

Për 24 orët e fundit, tre qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus.

Lajmi i mirë është se vetëm 23 qytetarë të vendit janë infektuar me sëmundjen, përcjell Periskopi.

Numri i rasteve aktive – pas rasteve të shërimit – është ulur në 3605 në mbarë Kosovën.

Statusi i plotë:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Shpërndaje në: