Raporti i Pandemisë: 24 të vdekur për 24 orë në Kosovë nga Covidi

Raporti i Pandemisë: 24 të vdekur për 24 orë në Kosovë nga Covidi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të pandemisë.

Për 24 orë kanë vdekur 24 persona pas infektimit me Covid-19.

Numri i qytetarëve që rezultuan pozitivë ishte 357, që i zbritur me numrin e të shëruarve e ul edhe më shumë numrin e rasteve aktive në 15 mijë e 835 sosh, përcjell Periskopi.

Mbi 20 mijë vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit.

Raporti i pandemisë:

14 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

Shpërndaje në: