Raporti i pandemisë: 24 të vdekur tjerë për një ditë nga Covid-19

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Numri i rasteve të vdekjeve të reja për 24 është 28 qytetarë.

Numri i rasteve të reja të infektimeve është 1029, përcjell Periskopi.

Ndërkohë që numri i personave të shëruar ka arritur rekord duke shkuar në 3266.

SQARIM:

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar 28 të vdekur në faqen e saj, por në fotografinë e ndarë ka shkruar 24. Më pas, të dhënat e detajuara që janë hapur më vonë thonë se kanë humbur jetën 24 qytetarë.

Të dhënat e plota: 

08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Shpërndaje në: