Raporti i pandemisë: 28 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Raporti i pandemisë: 28 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të pandemisë.

Në njëzet e katër orët e fundit janë infektuar gjithsej 489 qytetarë, çka shënon një ulje të ndjeshme – por e cila ka ndodhur bashkërisht edhe me uljen e numrit të testimeve.

Ndërsa, jetën e kanë humbur pas infektimit plot 28 persona, përcjell Periskopi.

Numri i të shëruarve për një ditë ishte 859.

Raporti i plotë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 25.290.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Shpërndaje në: