Raporti i pandemisë: 428 raste të reja aktive, asnjë i vdekur

Raporti i pandemisë: 428 raste të reja aktive, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë Covid-19.

Fatmirësisht, në njëzet e katër orët e fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur nga pandemia.

Sidoqoftë, gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë janë shpallur të infektuar, përcjell Periskopi

Numri i rasteve aktive ka rënë në vetëm 428.

Njoftimi i MSH’së:

28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Shpërndaje në: