Raporti i Pandemisë: Asnjë qytetar i vdekur nga Covidi në Kosovë në 24 orët e fundit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të pandemisë Covid-19.

Gjatë këtij intervali kohor, lajmi i mirë është se jetën nuk e ka humbur asnjë qytetar, përcjell Periskopi.

Për më shumë, vetëm 30 qytetarë janë prekur nga virusi derisa janë administruar 10 mijë e 736 doza të vaksinës.

Raporti

07 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.676

Shpërndaje në: