Raporti i pandemisë: Gati të dalim në minus me raste, numri i viktimave është zero

Raporti i pandemisë: Gati të dalim në minus me raste, numri i viktimave është zero

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin më të fundit të pandemisë për datën 15 tetor.

Dhe, dy ditë para ardhjes së ditës së zgjedhjeve lokale në vend, numri i rasteve të reja pozitive është 20 sosh.

Numri i vdekjeve, fatmirësisht, është zero, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, ka një mungesë të madhe të numrit të të vaksinuarve pasi për herë të parë kemi një rënie nga shifrat pesëshifrore.

Statusi i plotë:

15 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 786.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Shpërndaje në: