Raporti i pandemisë: Një i vdekur, 25 të infektuar

Raporti i pandemisë: Një i vdekur, 25 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19.

Të dhënat e ditës së kaluara kishin efekt qetësues për vendin dhe rritën kërkesën për lirim të masave nga disa grupe shoqërore.

Por, gjatë ditës së sotme për fat të keq ka pasur një person që ka vdekur nga Covidi.

25 persona tjerë janë infektuar me virus, përcjell Periskopi.

Numri i dozave të vaksinave ka qenë 12 mijë e 5 sosh.

Statusi i plotë:

08 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033.                     ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.335.

Shpërndaje në: