Raporti i pandemisë: Numri i rasteve dyshifror

Raporti i pandemisë: Numri i rasteve dyshifror

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.

Msh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e tre pacientëve.

“Nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991. Në total numri i rasteve aktive është 331”, ka njoftuar MSh’ja.

Numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 331.

Shpërndaje në: