Raporti i Pandemisë: Rritet numri i vdekjeve përsëri përkundër uljes së rasteve pozitive

Raporti i Pandemisë: Rritet numri i vdekjeve përsëri përkundër uljes së rasteve pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë.

Për 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen edhe 19 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kjo shënon një rritje të madhe në kohën kur pritej që numri të ulej poshtë numrit dyshifror, përcjell Periskopi.

Numri i rasteve poztive për fat të mirë është ulur në vetëm 279 sosh.

Raporti i plotë:

17 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.464.

Shpërndaje në: