Raporti i pandemisë: Shpallen të shëruar pesë persona, infektohen 10 të tjerë

Raporti i pandemisë: Shpallen të shëruar pesë persona, infektohen 10 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19 për vendin tonë.

Për 24 orë, del se janë infektuar me Covid-19 plot 10 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Pesë të tjerë janë shpallur të shëruar.

Kjo bën që numri i rasteve aktive të rritet për pesë, nga 314 sa ishte dje në 319, përcjell Periskopi.

Numri i vaksinave të dhëna vazhdon të jetë relativisht i ulët, me 3236 doza të vaksinës të dhëna përgjatë këtij invervali kohor.

Fragmente nga raporti:

08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 768.814  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.                        ℹ Në total numri i rasteve aktive është 319.

Shpërndaje në: