Raporti i skautit të Barcelonës për Diego Maradonën më 1978 është thjesht ikonik

Raporti i skautit të Barcelonës për Diego Maradonën më 1978 është thjesht ikonik

Diego Armando Maradona përgjithmonë do të kujtohet si një prej atletëve më të mëdhenj në histori.

Argjentinasi tragjikisht vdiq në moshën 60-vjecare të mërkurën, pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpi në Buenos Aires, transmeton Periskopi.

Që prej këtij lajmi të tmerrshëm, bota ka shpërthyer me tribute për një futbollist vërtetë unik.

Ai ishte dikur futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi kompletoi transferimin rekord për 6 milionë euro te Barcelona nga Boca Juniors më 1982.

Maradona kaloi dy vite në Kataluni para se të kalonte te Napoli, duke fituar Copa del Rey, Copa de la Liga dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës së tij me blaugranët.

Katër vite para transferimit te Spanja, ish-trajneri i Argjentinës, Cesar Luis Menotti dhuroi një prej raporteve më ikonike të skautëve rreth 17-vjecarit Maradona për Barcelonën.

Raporti i tij erdhi pas një ndeshjeje mes Boca Juniorsit dhe Argentinos Juniorsit dhe është fascinues të lexohet.

Raporti i Menottit për Maradonën më 1978

Raporti për lojtarin: Diego Armando Maradona

Vlerësimi: Shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Shpejtësia 9.5. Shpejtësia startuese 9.5. Me top 9.1. Pa top 9.5. Shkathtësia 9.5. Kërcimi 8.

Gjendja morale: Fuqia psikologjike 10. Përballimi i dhimbjes 10. Koncentrimi 10. Vetjak 0. Personaliteti 10.

Teknika gjenerale: I pamposhtshëm.

Teknika të specifikuara: I jashtëzakonshëm, efektim dhe driblues. Fuqi e pamatshme. Kurajo e jashtëzakonshme. Efikasitet i jashtëzakonshëm. Gjuajtje shumë të mira. Pasime madhështore. Saktësi totale. Vizion të kompletuar. Mesatar me kokë. Lider i mirë. Fuqi shumë pozitive për ta rikthyer topin. Mbrojtje e jashtëzakonshme e topit.

Taktikat individuale: Intelegjencë të kompletuar në futboll. Sens të kompletuar për topin. Vështrim të mirë. Shpejtësi shumë të mirë në efikasitet.

Konkludimi gjeneral: I ri. Lindi më 30/10/1960. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme teknike, driblon me lehtësi. Ka vizion në vijë të drejtë me kokë nga goli, por e di si të lirohet nga topi për bashkëlojtarin që është në pozitë më të mirë. Reflekse të jashtëzakonshme. Mbron topin shumë mirë dhe e fut në aksion menjëherë me efikasitet madhështor. Pasimet e tij të shkurtëra dhe goditjet janë mrekulli e vërteta. Ndryshim i jashtëzakonshëm shpejtësie. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: