Raporti pandemik: Raste më shumë se dje dhe rritet përqindja e pozitivitetit

Raporti pandemik: Raste më shumë se dje dhe rritet përqindja e pozitivitetit

Para pak minutash, Ministria ka publikuar raportin pandemic, sipas të cilit, 356 qytetarë dalin pozitiv me koronavirus. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit.

Deri tani, numri total i rasteve aktive është mbi 2 mijë.

Njoftimi i plotë:

11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.083.

Shpërndaje në: