Raporti i progresit do t’ia përmendë Kosovës sfidat e vjetra

Raporti i progresit do t’ia përmendë Kosovës sfidat e vjetra

Nuk ka dyshim se kohëve të fundit është zbehur interesi për zgjerim, ai edhe kur përmendet në mediat e vendeve perëndimore të BE-së përmendet kryesisht në kontekst negativ, ndërsa fitohet përshtypja se edhe Komisioni Evropian nuk dëshiron të bëjë shumë zhurmë për këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Raportet tashmë janë shkruar ndërsa ditëve të fundit, para se të miratohen të mërkurën në takimin e Kolegjit të Komisionerëve në Bruksel, po bëhen vetëm definimet e rekomandimeve dhe konkluzioneve, të cilat në fund edhe marrin karakter politik.

Këtë vit e vetmja risi pritet të jetë dhënia e një rekomandimi të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendin e vetëm në proces i cili ka status kandidati por jo edhe rekomandim për nisjen e negociatave.

Shpërndaje në: