Raportimet e fundit, Dua Lipa e përfshire në një ‘trekëndësh dashurie’

Raportimet e fundit, Dua Lipa e përfshire në një ‘trekëndësh dashurie’

Dua Lipa ka tronditur fansat teksa e gjeti veten të përfshirë në një ‘trekëndësh dashurie’ me yllin e Netflix, Aron Piper dhe këngëtaren angleze, FKA Twigs (Tahliah Debrett Barnett).

Krijuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçare, ndezi thashethemet për një romancë kur u filmua duke kërcyer me Aron, 25 vjeçar, në një klub nate në Madrid, por vetëm një ditë më vonë, Twigs, publikoi një video duke e puthur me pasion aktorin e “Elite”.

Pretendimet se ky ‘trekëndësh’ lidhet me ndonjë reklamë apo promovim e shton më shumë fakti se Twigs është në një lidhje dashurie prej dy vitesh me Matty Healy.

Ndërkohë Dua besohet se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid, telegrafi.com.

Aron – i njohur më së shumti për rolin e tij në “Elite” të Netflix – nuk ka folur publikisht për jetën e tij të dashurisë.

 

Dua dhe Aron u fotografuan në disa momente intime në një klub nate në Madrid, pas performancës së këngëtares në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

@fkatwigs

🥀

♬ killer – FKA twigs

 

Shpërndaje në: