Raportohet se një diskotekë në Çagllavicë është sulmuar me kallash

Raportohet se një diskotekë në Çagllavicë është sulmuar me kallash

Diskoteka “Venom” që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, mbrëmë është rrethuar me shitira të policisë pasi dyshohet se është sulmuar me kallash.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk dihet nëse është vënë në pranga ndonjë i dyshuar. Gjithashtu nuk raportohet për ndonjë të lënduar, raporton Express.

As motivet e sulmit nuk dihen akoma.

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Shpërndaje në: