Raportohet se Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

Raportohet se Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

Komisioni Evropian pritet të mbështesë dhënien e statusit e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ukrainën gjatë javës së ardhshme, pavarësisht nga kundërshtimet e Danimarkës dhe Holandës, raportoi më 10 qershor Bloomberg, duke cituar burime anonime.

Bloomberg tha se persona të njoftuar me këtë çështjen, thanë se rekomandimi, i cili duhet të debatohet dhe më pas të miratohet nga kolegji i komisionarëve të Bashkimit Evropian, do të bëhet me kushte që lidhen me sundimin e ligjit dhe ligjeve kundër korrupsionit.

Miratimi nga Komisioni Evropian kërkon marrëveshje me shtetet anëtare, që sipas Bloomberg, mund të paraqesë problem me Danimarkën, e cila ka lëshuar një notë diplomatike duke paralajmëruar se Ukraina nuk ka plotësuar mjaftueshëm kritike që lidhen me stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të minoriteteve.

Holanda po ashtu ka shprehur kundërshtime, raportoi agjencia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes një procedure më të shkurtuar, duke shtuar se kjo do të ishte “një përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Liderët e bllokut pritet që të bisedojnë për këtë çështje më 23 dhe 24 qershor.
Bashkimi Evropian me 27 anëtarë nuk është zgjeruar për pothuajse një dekadë për shkak të mbështetjes së dobët nga shtetet kyçe./rel

Shpërndaje në: