Raportohet se polici që rrahu brutalisht policen në Pejë, ishte në lidhje dashurie me të

Raportohet se polici që rrahu brutalisht policen në Pejë, ishte në lidhje dashurie me të

Senad Hamzic me gradën e rreshterit policor në Drejtorinë Rajonale në Pejë është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka sulmuar pamëshirshëm një zyrtare policore, përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare. 

Sipas burimeve të Insajderit, zyrtarja policore është F.K

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në paraburgim, nën dyshimin, lëndim i rëndë trupor.

Motivi që e shtyu rreshterin ta rrah pamëshirshëm policen në fjalë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dyshohet se lidhet me motivet personale, kjo pasi që rreshteri Hamzic ishte në lidhje dashurie me të dhe për motive xhelozie, nën dyshimet se ajo kishte nisur një lidhje me një person tjetër, e ka rrahur mizorisht.

Rreshteri rrah brutalisht policen në Pejë, arrestohet nga IPK-ja

Shpërndaje në: